Sport

Klopp: Ja pse e mora Xherdanin te Liverpool

Shpërndaje

Klopp ka rrëfyer arsyejen se pse ka transferuar Xherdan Shaqirin këtë verë në Anfield

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka bërë të ditur se ata e kanë blerë Xherdan Shaqirin këtë verë pasi që iu nevojiteshin më shumë opsione ne repartin e sulmit dhe shqiptari i cili luan për Kombëtaren e Zvicrës ishte opsioni më i mirë pasi ai luan në shumë pozicione të ndryshme.

Përderisa shumë nga rivalët e Liverpoolit mbetën të zhgënjyer nga ky afat kalimtar, si Manchester Unitedi, Liverpooli arriti t’i shpenzojë suksesshëm 198 milionë eurot që i kishin ruajtur për afatin kalimtar para se të zhvillohej ndeshja e finales së Ligës së Kampionëve.

“Finalja e Ligës së Kampionëve nuk kishte të bëjë asgjë me ne planet tona për afatin kalimtar. Gjithçka veçse ishte vendosur atëherë dhe ne e kishin të qartë se çfarë kërkonim”, ka thënë Klopp.

“Fakti që në skuadrën tonë nevojiteshin më shumë opsione në repartin e sulmit ishte i qartë edhe para finales. Mendoj se Shaqiri është shembulli perfekt për mënyrën se çfarë lojtari duhet të transferohet. Ai i plotëson të gjitha kërkesat, mund të luajë në krahë, mund të luajë prapa sulmuesit dhe mund të luajë edhe në qendër të mesfushës. Kjo është diçka shumë e mirë”.