RajoniTop Lajme

Sekretari i NATO-s flet me Kurtin dhe Vuçiqin: Prishtina dhe Beogradi të përmbahen dhe t’i kthehen dialogut

Shpërndaje

Sekretari gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg ka bërë të ditur se ka diskutuar sot me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin Aleksandar Vuçiq, lidhur me situatën në veri të Kosovës.

Stoltenberg përmes një postimi në Twitter, ka theksuar se është qenësore që Prishtina dhe Beogradi të rikthehen në dialog.

“Kam biseduar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për nevojën e ç’tensionimit të situatës në veri të Kosovës. Është qenësore për të dyja Beogradin dhe Prishtinën të përmbahen dhe t’i rikthehen dialogut. Mandati i NATO-s dhe i KFOR-it mbetet sigurimi i një mjedisi të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjithë”, ka shkruar Stoltenberg.

Ndryshe sot ka reaguar sërish Bashkimi Evropian për situatën në veri.

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet të gjejnë zgjidhje për të zbutur situatën dhe për të rënë dakord për rrugën përpara. /Telegrafi/