MaqedoniTop Lajme

Tre shtëpi përfshihen nga flakët në Tetovë

Shpërndaje

Prej një orë tre shtëpi në lagjen Kllukot të Tetovës janë përfshitë nga flakët. Me të marrë thirrjen për zjarr, zjarrfikësit e Tetovës kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe për gati një orë po luftojnë me flakët, për mos lejuar më tej zgjerimin e vatrave të zjarrit. Informate e para nga terreni janë se nuk ka dëme në njerëz dhe se janë evakuuar të gjithë banorët përreth vatrave të zjarrit, por raportohen dëme materiale të shumta. Zjarrfikësit ende vijojnë në shuarjen e zjarrit me autobotet e ujit, por rrugët e ngushta të lagjes dhe shtëpitë afër njëra tjetrës vështirësojnë punën e tyre. Në terren kanë dalë edhe operatorët e EVN-së ku kanë bërë edhe shkyçjen e rrymës për të mos përhapur më tej zjarret. Deri më tani nuk dihen shkaqet e vërteta të zjarrit, por një grup hetimor është nisur për në vendngjarje për të kuptuar edhe origjinën e zjarrit.

Kryetari i Tetoves, Bilall Kasami arrine ne vendin e ngjarjes.