Taravari mirëpret në takim ambasadoren amerikane, Kate Marie Byrnes
Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari, sot ka mirëpritur në takim ambasadoren amerikane, Kate Marie Byrnes.
Postimi nga Taravari:
Nder i veçantë të prisja në takim ambasadoren e SHBA-ve në vendin tonë, znj. Kate Marie Byrns.
Mandati i ri, projektet e së ardhmes në nivel lokal dhe situata aktuale politike në vend, ishin tema të trajtuara gjatë takimit. Ky takim u shfrytëzua për të biseduar edhe për çështje tjera që i tangojnë të dyja palët.
E falënderova ambasadoren për investimet e përbashkëta që kemi bërë me SHBA-të dhe ndihma nga ana e tyre për komunën e Gostivarit.
Së bashku vizituam edhe Qendrën Rinore dhe për Komunitete – YCC, ku u shtrua debati “Të flasim për korrupsinon”, një problem që e shqetëson tejmase shoqërinë tonë.