Aksident i tmerrshëm në Radovish: Dy të vdekur dhe 17 emigrantë të plagosur
Dy të vdekur dhe 17 emigrantë të lënduar është bilanci nga aksidenti i trafikut që ndodhi pasdite rreth orës 16:40 në rrugën magjistrale Radovish – Shtip në afërsi të minierës Buçim.
Nga SPB Strumicë konfirmuan se aksidenti ka ndodhur kur një automjet transportues i markës “iveko” në të cilin janë transportuar emigrantë nga Bangladeshi dhe Sri-Lanka ka goditur në gardhin e urës. Shoferi ka ikur nga vendi i aksidentit.
Njëmbëdhjetë nga të lënduarit janë dërguar në Spitalin klinik në Shtip, ndërsa gjashtë në Spitalin e përgjithshëm në Radovish.
Sipas policisë, ka indikacione se numri i emigrantëve në automjetin transportues ka qenë më i madh, por që ata kanë ikur pas aksidentit.
Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njoftoi se aksidenti është normalizuar për automjete të udhëtarëve, por jo edhe për automjete të rënda transportuese dhe autobusë.