Një kafiteri në Prishtinë ndalon hyrjen e njerëzve të veshur me veshje sportive (Foto)
Të shpeshta janë rastet kur në Kosovë shumë qytetarë u ndalohet hyrja në kafiteri të caktuara.
E si pasojë e kësaj në të shumtën e rasteve ka patur edhe konflikte në mes qytetarëve dhe pronarëve të kafiterive përkatëse.
Por një gjë tjetër e çuditshme thuhet të ketë ndodhur së fundi në kryeqytet.
Në një kafiteri në Prishtinë të dielën u është ndaluar hyrja njerëzve të cilët janë veshur me veshje sportive.
Kësisoj kushdo që pati të veshura veshje sportive, është kthyer prapa.
Se pse është vendosur një rregull i tillë, nuk ka asnjë arsyetim.